Kovaçevski kërkon debat dhe konsensus për Kodi Zgjedhor

Çështje për një njësi zgjedhore është pjesë e Kodit Zgjedhor dhe në vendin tonë Kodi Zgjedhor është miratuar çdoherë me konsensus në Kuvend. LSDM ka qenë partia e parë që e ka mbështetur konceptin për një njësi zgjedhore.

“Unë kam qëndrim personal për modelet zgjedhore, dhe ajo është se ato duhet të bëhen përmes një debate të gjerë, përmes grupeve punuese që do të përfshijnë përfaqësues të partive politike, por edhe ministritë me resorë përgjegjëse për ligjin për zgjedhje që  do të përfshihen edhe ekspertë, normalisht edhe ekspertë nga OSBE ODIHR, me qëllim që të vijmë deri tek një Kod Zgjedhor i cili do t’i pasqyroj në mënyrën më të mirë angazhimet e partive politike, kërkesat e qytetarëve dhe që do të garantojnë garë fer dhe rezultate që do ti pasqyrojnë programet e partive dhe zërin e qytetarëve”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski, transmeton SHENJA.