Këto janë dy vogëlushet nga Kumanova që duan ta takojnë Ëmblën

Ëmbla, vajza e vogël me “Syndrome Doën” nga Gostivari është bërë emri më i përfolur i ditëve të fundit në rrjetet sociale. Ajo po merr mbështetje të madhe nga të gjitha anët. Por, një përkrahje e vecantë asaj i vjen edhe nga dy vogëlushe të Kumanovës, Bora dhe Buna, shkruan Open-TV.

 

Babai i këture dy vajzave, Xhulian Shabani, ka shkruar në Facebook se vajzat e tij duan ta takojnë Ëmblën për t’i shprehur dashurinë dhe ti ndajnë lojërat e tyre së bashku.

Ja postimi i plotë i Xhulian Shabanit, prindërit të Borës dhe Bunës.

Bora dhe Buna duan ta takojne Ëmblën t’ia shprehin dashurin dhe ti ndajnë lojrat së bashku. Fëmijët duhet të edukohen në frymën e solidaritetit dhe zemërgjërësisë sidomos në raste kur bashkëmoshatarët e tyre kanë ndonjë dhimbje apo ndjehen të dalluar! Embla A Ademi./Open-TV/