Kerimi – Nuhiut: Strategjinë ta mbani me shëndet

Zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu në “Rruga drejt” derisa komentoi shumat e majme të parave si garanci që disa individ të mbrohen në liri, tha se është përgatitur një strategji e cila përfshin edhe hetimet e pavarura financiare, karshi asaj penale.

Megjithatë kjo strategji e shumëpërfolur e zëvendësministrit Nuhiu hidhet poshtë nga gazetari Adrian Kerimi.

Ky i fundit derisa kundërshtoi me fakte këtë strategji, me tjerash i tha Nuhiut se në rast se kjo strategji për ju është e mirë, atëherë ta mbani me shëndet.

“Çdo rast nuk mbyllet kur ka dilema, por krijohen pista për tu hapur hetime të tjera. Dhe sigurisht, rasti Mijallkov dhe raste të tjera të cilat deponojnë garanci me shuma të majme financiare, sigurisht që është një pistë që do të duhet të ngrihen edhe hetimet ose procedura para hetimore. Prandaj edhe si shtet kemi hartuar strategjinë ku kemi paraparë edhe 5 objektiva me të cilat sot ne e kemi sfidë në drejtësi, pikërisht atë që e thash edhe hetimet e pavarura financiare karshi veprimeve që bën për përgjegjësi penale. Të dëshmojnë edhe për prejardhjen e pasurisë dhe pse jo të sekuestrohet”, tha Agim Nuhiu.

“Kjo strategji bie në ujë komplet kur kupton se prokurori në rastin e Sead Koçan, ka marrë si garanci pasurinë e cila ishte ngrirë. Edhe ai prokuror që sipas kësaj strategjie duhej të ishte i përgjegjshëm i ndershëm, është avancua në detyrë. Do të thotë ka dëmtuar shtetin, ka marr si garanci pasurinë e ngrirë dhe avancohet në punë, në rast se kjo është strategjia, atëherë ta mbani me shëndet”, tha Kerimi.