Kërçovë, shkaku i tenderit 50 nxënës mbeten në shtëpi! Shaqiri kërkon nga komunat t’i evitojnë problemet teknike


“Sot është dita e tretë që 50 nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale ”Mirko Mileski” në Kërçovë vazhdojnë të ndjekin mësimin online, e gjithë kjo për shkak të problemit me tenderimin për transportin e tyre nga Komuna e Pllasnicës dhe fshatrat përreth deri në qytetin e Kërçovës. Prindërit janë të revoltuar për këtë situatë, ndërsa nga Komuna e Kërçovës thonë se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e tenderimit i cili është shpallur në kohë, por që kompania e cila konkurron për të bartur këto nxënës, ka dhënë një çmim të lartë të cilin komuna nuk mund ta mbulojë dhe nuk përputhet me kërkesat dhe rrugëtimin që bëjnë nxënësit deri këtu. Tenderi është shpallur për herë të dytë ndërsa nga komuna thonë se kompania nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e duhur. Këtyre dy ditëve tenderi është shpallur për herë të tretë dhe pritet që në ditët në vijim ky problem të zgjidhjet.”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se për këtë situatë është njoftuar sot në mëngjes nga kabineti i tij, pas kronikës së publikuar në TV21, ndërsa ju bëri thirrje pushteteve lokale t’i evitojnë këto probleme teknike, sepse kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i rregulluar.

“Ashtu siç e thash unë sot në mëngjes e kam marr këtë informacion, falënderoj gazetarët tuaj që janë marrë më këtë problematik, informata që morra sot nga kabineti më treguan për një situatë të këtillë, gjatë ditës komunikoj, kuptohet procesin e organizimit dhe mbikëqyrjes së arsimit çdo gjë është e lidhur institucionet e pushtetit qendror dhe atij lokal”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Nxënësit do të vazhdojnë të ndjekin mësimin online deri më 15 shkurt.