Keqtrajtimi i qengjit, pronari i shtëpisë ku u realizua video thirret në polici

Blegtori nga Pehçeva, Aleksandar Maçevski, në shtëpinë e të cilit është incizuar video ku shihet se si keqtrajtohet një qengj, nesër është thirrur për bisedë në polici. Lajmin e ka konfirmuar vetë Maçevski, i cili sot përmes një shkrimi tha se “Animo Mundi” me publikimin e videos ka dëmtuar imazhin e familjes Maçevski, e cila ka qenë e angazhuar në blegtoria që nga viti 2006.

“Nga viti 2006 e deri më sot, si traditë gjatë shitjes së qengjave, organizoj një festë. Kjo traditë vazhdoi edhe të premten kur shita qengjat, pas çka ftova njerëzit që më ndihmuan të ngarkoja qengjat për shitje. Personalisht edhe si familjar ka qenë i ftuar edhe inspektor, për t’u nderuar që i kemi shitur qengjat me sukses. Si pjesë e traditës në fund lëshohet kënga “Qengji i humbur”, babai im merr qengjin nga hambari dhe e sjell të lidhur në tavolinë, luhet kënga, kënga mbaron dhe qengji kthehet në hambar, dhe kjo zgjat 2 minuta”, ka shkruar mes tjerash Maçevski.