Jetulla Qerimi: Rexhaili vdiq, por amanetin e tij për të zbardhur rastet e montuara do ta çojmë deri në fund
Përpjekjet për zbardhjen e të vërtetës për rastin “Alfa” nuk do të ndalen, thotë për gazetën LAJM, Jetulla Qerimi, organizatori i protestës së sotme dhe vëllai i të ndjerin Rexhail Qerimi, shkruan gazeta LAJM.
“Kërkesat tona nuk do të ndalen derisa të del e vërteta në shesh. Vëllai ka ndërruar jetë por amaneti i tij ishte për ta zbardhur rastin deri në fund, sepse ishte rast i montuar dhe është rast politik”, tha Jetulla Qerimi për gazetën LAJM.
Rexhail Qerimi, ndërroi jetë ditë më parë në burgun e Idrizovës, ku po vuante prej më shumë se 13 vitesh dënimin me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, shkruan gazeta LAJM.