“Jemi gati për çdo provokim”, flasin nga Ukraina pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

Përditësimet e fundit lidhur me konfliktin ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës mund t’i ndiqni këtu.

“Jemi gati për çdo provokim”, flasin nga Ukraina pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

[21:46]

Sekretari i Sigurisë Nacionale dhe Këshillit të Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov theksoi se Ukraina ka pranuar informacione për provokime nga ana e Rusisë dhe se janë gati për çdo lloj sfide.

Danilov këto deklarime i ka bërë në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, raportojnë mediat ukrainase.

“Ne veçse jemi në dijeni për provokimet që po tenton Russia t’i bëjë, për atë edhe jemi mbledhur. Megjithatë, ne nuk e dijmë se kur dhe ku do të ndodh. Ne dëgjuam për urën e Krimesë, stacionin e Çernobilit, Donetskun e Luhanskun. Megjithatë, dua të theksoj edhe njëherë: Ne jemi shtet demokratik, për ne jeta e njeriut është vlera më e lartë”, deklaroi ai.

Përshkallëzimi i situatës së Rusisë në Ukrainë, thyen heshtjen NATO

[21:24]

Pas një takimi virtual me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe aleatët kryesorë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg tha se “rreziku i konfliktit në Evropë është real” në një deklaratë.

“Pjesëmarrësit e bënë të qartë se çdo agresion i mëtejshëm rus kundër Ukrainës do të ketë një kosto të lartë, teksa përsëritën se ata ishin të gatshëm të vazhdonin dialogun me Rusinë”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Biden organizoi një bisedë për situatën midis Rusisë dhe Ukrainës të premten në mëngjes me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, liderët e NATO-s dhe BE-së.

Në një deklaratë të Komisionit Evropian, grupi nënvizoi mbështetjen e tij për Ukrainën dhe miratimin përfundimtar të një pakete ndihme financiare urgjente prej 1.2 miliardë eurosh.

Sipas deklaratës së NATO-s, Stoltenberg ka ftuar Rusinë dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit NATO-Rusi në takime të mëtejshme për të diskutuar sigurinë evropiane.