Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira mesatare.

Në pjesën perëndimore të vendit gjatë natës do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 5 deri 12 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil. Të mërkurën do të ketë reshje të dobëta të shiut, ndërsa më pas do të ketë rritje të temperaturave ditore.