Humbësi serik Sela dhe “fituesi” lokal Taravari mes makthit nga BDI, Kongresit dhe bashkëveprimit perfekt me VMRO-në
Koment : Tetovasot
ASH u shfaq sërish për të sulmuar një parti shqiptare që u arratis e vetme si fituese në zgjedhjet e fundit .Kjo smirë politike ua ka humbur torruan opozitarëve të partisë së Selës që është në një krizë të skajshme dhe kur kësaj ia shton edhe Kongresin , kjo mund ta shpartallojë krejtësisht .Ikën Sela ose vjen Taravari , si njëri ose tjetri nuk është se mund të ndryshojnë më diçka.Sela qe një humbës serik, ndërsa Taravari një fitues lokal por që partinë e tij e ofroi me parti nacionaliste maqedonase me të cilat në vend që të shkëput lidhjet sa më parë, ajo vazhdon të mbetet një aleat i shkëlqyer i tyre.VMRO dhe Levica për dallim nga ASH u ngritën ndërsa ASH u mposht si kurrë më keq .E keqja është se ASH ende beson te VMRO kur një ditë do ta merr pushtetin aq sa ka harruar vetveten.Ata e duan pikërisht për këtë fitoren e partisë maqedonase , ndryshe ëndrra e tyre për pushtet merr fund.në fakt ajo ka marrë fund moti kohë.
Dhe derisa ASH nuk po bën llogaritë e disfatës , të sheh se ku gabuan që humbën kaq shumë vota në zgjedhjet lokale , ajo vazhdon serinë e sulmeve ndaj BDI-së që po forcon pozitat e pushtetit , po i bën më vëllazërore marrëdhëniet me partitë në Kosovë dhe Shqipëri ndërsa opozita e ka të ankthshme të del ta thotë një fjalë kundër partive pro ruse maqedonase me të cilat është bërë ” pobratim” .
ASH në fakt problemin nuk e ka me BDI-në sepse forca e tyre as nuk është e përafërt, por problemi i ASH-së është vetvetja , strukturat humbëse që kanë zënë myshk dhe nuk i largon dot askush dhe po aq edhe nëse do ta ruaj primatin e një force të dytë sepse BESA po bëhet më e fuqishme se ajo.
ASH me Lëvizjen Besa nuk ka lënë asnjë mundësi bashkëveprimi për shkak të përjashtimeve që i kanë bërë në të kaluarën , por aq më keq edhe nëse ndodhë një bashkëpunim ndër opozitarë sërish do jetë më shumë një luftë brenda tyre se sa kundër BDI-së që u arratis me mijëra vota më shumë si fitues absolut tek kampi shqiptarë.
Tentimet e ASH-së që flet një zëri me VMRO-në kundër BDI-së është një lojë e orkestruar e tyre për të shpërlarë një parti nacionaliste maqedonase dhe ta njollos atë shqiptare.Qëllimi i ASH është që te tjetri të bëjë tradhëtarin ndërsa tek vetja patriotin ,pa ça se janë në koalicion me VMRO-në.Akuzon për bashkëpunim BDI-në me partitë maqedonase ndërsa vetë ASH është zhytur si kurrë më keq në të tilla marrëdhënie të shkëlqyera me ta.
ASH është para një stuhie që do shpërthejë më Kongresin e saj .Të ofrojë dikë s’ka, dhe të largojë dikë tkurret edhe më shumë.
Nervoza politike e tyre rritet ndërsa tashmë nuk e kanë kundër vetëm BDI-në, por edhe vendin e dytë dhe aq më shumë vetë partinë të cilën disfata e fundit zgjedhore e bëri të ketë frikë nga vetvetja .