Gjykata vulosi turpin e VMRO -së antishqiptare

Ata e pranuan fajin por mbetet i frikshëm veprimi i një partie në një vend demokratik që pretendon integrimin në BE shkruan TetovaSot .
Gjykata tashmë e vulosi turpin e VMRO- së antishqiptare prej kohësh dhe janë vetë protagonistët e veshur me petkun e politikanëve me funksione të larta që bënin ligjin si Jankullovska, Protugjer dhe jo vetëm që kanë vjedhur vota dhe kanë bërë shkelje të rënda të ligjit vetëm e vetëm që të qëndrojnë në pushtet dhe ta mbajnë atë në mënyrë jo demokratike.
Gjykata e ç’veshi këtë parti, gjeneza e së cilës ka qenë gjithnjë antishqiptarizmi i hapur.

Nuk ka si mos përmenden shumë aktivitete të veprimit të tyre politik përfshirë zgjedhjet në Kërçove, falsifikimi i pasaportave dhe letërnjoftimeve , bllokimi i aeroplanëve me mërgimtarë , autobusëve, rrugëve etj.
Ata e pranuan kriminalitetin që kanë bërë në emër të VMRO-së. Pranuan se kanë gabuar dhe kanë vjedhur vota, kanë falsifikuar pasaporta. Pranuan se në emër të partisë kanë bërë shkelje të ligjit, kanë dhunuar votën e lirë, kanë keqpërdorur insittucionet e shtetit për të fituar zgjedhjet.

“Gordana Jankulovska dhe Martin Protugjer me gjasë do të vuajnë dënimin me kusht në rastin Titanik” në të cilin akuzohen për parregullsi zgjedhore.

Prokurorja Lile Stefanova pyeti gjykatën, pasi të dy paraprakisht kishin pranuar pjesërisht fajësinë.

Aktgjykimet do të shpallen në seancën e ardhshme, ndërsa përveç Jankullovskës dhe Protugjerit fajësinë e ka pranuar edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, por Stefanova ka kërkuar vetëm zbutje të dënimit.

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkovska Boshkovski, Munir Pepic, Kiro Todorovski dhe dy të pandehur të tjerë gjithashtu e pranuan fajësinë.

Për të pandehurit e tjerë të Titanikut që u deklaruan të pafajshëm, gjyqi do të nisë për të tretën herë nga fillimi, për shkak të ndryshimeve në sallën e gjyqit. Në mesin e tyre janë ish-deputeti Ilija Dimovski dhe ish-sekretari i VMRO DPMNE-së dhe Qeverisë Kiril Bozhinovski, ndërsa i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Budapest.