Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, vizitë në Komunën e Kumanovës

Në vazhdën e aktiviteteve që po zhvillon Agjencia e Zbatimit të Gjuhës në të gjitha komunat ku jeton popullatë shqiptare, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, me bashkëpunëtorët e tij, vizituan Komunën e Kumanovës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Maksim Dimitrievski, si dhe nga drejtorët dhe arsimtarët e gjuhës shqipe të shkollave fillore dhe atyre të mesme të kësaj komune.

Gjatë këtij takimi u fol për nivelin e zbatimit të dygjuhësisë në këtë komunë dhe për probleme të tjera të kësaj natyre.
AZGJ-ja, nga ana e saj u zotua, se nëpërmjet projekteve të ndryshme, pas vizitës që do t’ju bëjë të gjitha komunave ku mësohet gjuha shqipe, do të dalë me strategji, propozime dhe aktivitete konkrete.