Dita e dytë e vizitës së Kovaçevskit në Bruksel

Gjatë ditës së sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski do të takohet me kryetarët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian me të cilët do të bisedojë për rrugën në BE të Maqedonisë së Veriut dhe bllokadës bullgare.

Sot në orën 09.30 kryeministri Kovaçevski duhet të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Takimi u anulua dje për arsye personale të kryetarit të KE. Me Mishelin kryeministri do të bisedojë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe bllokadën e Bullgarisë në Këshillin e BE-së.

Bashkimi Evropian shpreson se deri në fund të presidencës franceze me BE-në, më 30 qershor, do të zhbllokohet kontesti mes Shkupit dhe Sofjes dhe me këtë do të mundet përfundimisht të fillojnë negociatat e vonuara për anëtarësimin me Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë.

Roli i Mishelit si kryetar i Këshillit Evropian dhe bashkëbisedues i drejtpërdrejt i shefave të shteteve dhe qeverive mund të ndihmojë në këtë proces. Misheli gjithashtu është bashkëpartiak dhe i afërt me kryeministrin francez Emanuel Makronin. Me Mishelin priten bisedime edhe për çështjet rajonale.

Pastaj Kovaçevski do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fond der Lajenin, Komisioni Evropian vazhdimisht vendeve të BE-së u rekomandon që sa më shpejt t’i fillojnë negociatat mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Komisioni konsideron se Maqedonia e Veriut vite me radhë i përmbush të gjitha kushtet dhe kërkon nga Sofja dhe Shkupi që sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciproke që të hiqet bllokada e Bullgarisë.