Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se plotësimi i vendeve të ambasadorëve është prioritet i politikës së jashtme.

“Plotësimi i vendeve vakante të ambasadorëve është prioritet i politikës së jashtme dhe për këtë posaçërisht jam i gëzuar që nga sot Ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Republikën e Italisë, Vesel Memedi do të fillojë në mënyrë aktive ta kryejë funksionin e tij”, shkruan Osmani.

Ai shton se Italia është një vend mik dhe i rëndësishëm, përkrahës i proceseve tona eurointegruese si dhe emërimi i tij paraqet një hap të rëndësishëm në ruajtjen e këtyre marrëdhënieve.

Kujtojmë se sot, ish-kreu i RDK-së, Vesel Memedi pranoi pranim dorëzimin e pozitës së ambasdorit në Itali.