Bilall Kasami rezulton pozitiv me Covid-19

Bilall Kasami kreu i Komunës së Tetovës ka rezultuar pozitiv me Covid 19 pas rezultateve të marra informon Tetovasot.

Ai këtë e ka konfirmuar edhe vetë në një postim në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë i Bilall Kasamit:

Dua të ju informoj se pas rezultateve të marra kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do i respektoj të gjitha masat anti-covid duke u izoluar. Gjatë kësaj periudhe obligimet e mia si Kryetar i komunës së Tetovës do t’i kryej nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani maskë dhe të kujdeseni për shëndetin Tuaj!