Bien rastet aktive me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3.338 testime ku pozitivë kanë rezultuar 920 persona.

Prej tyre, 119 janë infektuar për të dytën herë.

Janë shëruar 1.190 pacientë ndërkaq jetën e kanë humbur 11 persona.

Raste aktive në vend janë 11.135.

Ja raproti i MASH

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3338 teste dhe janë regjistruar 920 raste të reja me COVID-19.
• Shkup – 502
• Manastir – 54
• Kumanovë – 48
• Veles – 40
• Tetovë – 35
• Prilep – 31
• Kavadar – 27
• Shtip – 24
• Kërçovë – 20
• Strumicë dhe Gostivar – nga 18
• Ohër – 16
• Negotinë – 14
• Gjevgjeli – 12
• Koçani – 11
• Sveti Nikollë dhe Kriva Pallankë – nga 8
• Strugë – 7
• Resnje – 5
• Demir Kapijë , Vinicë dhe Dibër – nga 4
• Bogdanci dhe Kratovë – nga 3
• Dellçevë – 2
• Probishtip dhe Radovish – nga 1
Nga numri total i rasteve pozitive (920), janë regjistruar 119 riinfeksione.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve (n = 11), 6 persona janë vaksinuar plotësisht, kurse te 9 persona janë regjistruar sëmundje shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 humbje jete : 6 humbje jete nga Shkupi (61, 66, 67, 72, 78 dhe 83), 2 humbje jete nga Manastiri (66 dhe 88), nga një humbje jete prej Ohri (91), Strumicë (77) dhe Tetovë (72). Të gjithë personat e raportuar kanë humbur jetën në spital.
1,190 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 1.039
• Kumanovë – 47
• Manastir – 32
• Gostivar – 16
• Shtip – 13
• Dibër – 9
• Strumicë – 7
• Koçan dhe Resnje – nga 5
• Radovish – 3
• Velesi, Kërçova, Kriva Pallanka dhe Demir Hisar – nga 2
• Tetovë, Kavadar, Negotinë, Berovë, Probishtip dhe Kratovë – nga 1.
Janë kryer 3338 teste përmes:
ISHP-329, QSHP Shkup-86, QSHP Manastir-124, QSHP Prilep-36, QSHP Tetovë-3, QSHP Kumanovë-80, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-0, Spitali Laboratorik Kozle-0, UK Pulmologji me alergologji -0, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-142, Zhan Mitrev (Filipi i II-të) -69, Avicena -97, Biotek-132, Sistina-67, Laboratoria Laor-150, Sinlab-23 , Remedika -0, Plodnost-55, Genea-5, Nikob Lab-355, VFV Medical-57, Eli Medika-33, Royal Medica-9, Spectra-MM-25, Rapid Lab-10, Zhan Mitrev Strumicë -9, Nova Lab Diagnostika-7, Ramus-26
ISHP dhe IPSH (test i shpejtë)- gjithsej 1,409.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.846.264 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 287.016, numri i të shëruarve është 267.134, numri i atyre që humbën jetën është 8.747, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.135.