Babë e bijë nga Kosova po ndërtonin vila luksoze në Mavrovë, inspektorët ndaluan ndërtimin, por vazhduan
Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë kundër dy personave fizik dhe një subjekti juridik për veprën penale Ndërtim pa leje nga neni 244-a i Kodit Penal, përcjell Vecer.
Të paditurit, babë e bijë, shtetas të Republikës së Kosovës, si dhe subjekti juridik, ku vajza ka qenë menaxhere, në periudhën prej datës 10.07.2021 deri më 20.09.2021, pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent, filluan ndërtimin e tetë vilave në fshatin Leunovë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës.
Objektet e forta ndërtimore, rreth 200-300 metra nga liqeni, janë evidentuar gjatë një kontrolli nga një inspektor ndërtimi, gjatë të cilit investitorët janë urdhëruar të ndalojnë aktivitetet e ndërtimit. Pavarësisht kësaj, ata kanë vazhduar të ndërtojnë objektet në kundërshtim me ligjin.