Aziri nga ASh: Rroga minimale 18 mijë denarë, lajm i mirë jo për ASh-në, por për ata që u rritet rroga
Rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë është lajm i mirë për ata që u rritet paga, megjithatë, për bizneset do të paraqesë një rëndesë shtesë, vlerëson Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në ClickPlus në TV21.
“Do të jetë një ngarkesë plotësuese që do t’i godasë likuiditetet e këtyre subjekteve ekonomike, do të reflektojë në bilancet e subjekteve ekonomike në fund të vitit.
Gazetari: A është lajm i mirë fakti që është rritur paga minimale?
Është lajm i mirë, jo për ne si Aleancë, po për ata që u rritet rroga”, tha Aziri.