Kërkesa e opozitës për shlyerjen e Qeverisë së Përzhinos vetëm se konfirmon se LSDM-ja ka rikthyer besimin dhe ka krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike. Megjithatë sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Marrëveshja e Përzhinos është miratuar me konsensus me pajtim të katër partive më të mëdha politike në vend, edhe shfuqiimi i saj duhet bërë me konsensus mes partive më të mëdha politike në vend.

“Kërkesa e opozitës për shlyerjen e Qeverisë së Përzhinos konstaton se në shtet kemi ambient demokratik, që nuk ka qenë në kohën kur është vendosur Qeveria e Përzhinës, asokohe kishim shtet të robëruar, ku administrata dhe aparati shtetëror shfrytëzoheshin për qëllime partiake, mediat nuk ishin të lira që ta kryenin punën e tyre, ndërkohë që sot të gjitha mediat janë të kapshme për të gjithë aktorët politik, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pozitë apo opozitë. Kjo vetëm se konfirmon që LSDM-ja, Qeveria dhe partnerët e saj të koalicionit i kanë kthyer parimet demokratike të sundimit. Megjithatë duke pas parasysh se Qeveria e Përzhinos është miratuar me pëlqimin e katër partive më të mëdha politike, kjo nënkupton se edhe mënyra e shlyerjes së saj duhet të bëhet në mënyrë të njëjtë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.