Aksident para Qeverisë, tek njëra makinë zyrtare ishte Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi, ka edhe të lënduar

Një aksident ka ndodhur në udhëkryqin para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Nga pamjet shihet se në aksident janë të përfshira tre vetura të cilat kanë qenë duke udhëtuar paralelisht.

Dy vetura janë me targa të Shkupit, kurse njëra është veturë zyrtare. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Financave Fatmir Besimi, raporton TetovaSot.

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë.

Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë, shkruan Fatmir Besimi.