20 vjeçar nga Shkupi kapet me mariuhanë në banesën e tij

Zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme mbrëm kanë arrestuar N.M. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.

Ai është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 215 i Kodit Penal.