1348 raste të reja dhe 19 viktima nga Kovid-19

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3.996 testime, ku pozitive kanë rezultuar 1.348.

Janë shëruar 1.247 pacientë ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 11 persona.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin e personave të vdekur janë regjistruar edhe 8 viktima të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 01.02.2021 – 09.02.2022.

Raste aktive janë 11.727.