128 magjistra të papunë në Tetovë, mbi 16 mijë qytetarë humbën punën në kohë pandemie!


Në Tetovë 128 magjistra të shkencës për momentin janë pa punë. Ata janë paraqitur edhe në Agjencinë për punësim. Numri i atyre që kanë kryer fakultet dhe janë të paraqitur si të papunë është 2098. Në Tetovë për momentin si të papunë janë rreth 17 mijë persona nga ku mbi 15 mijë janë aktivë.

“Të dhënat e fundit flasin që numri i kërkuesve aktiv të punës është 15.671 persona. Të papunëve që paraqiten në mënyrë pasive që paraqiten në gjashtë muaj është 2461 persona”.

Vetëm si pasojë e pandemisë mbi 16 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës. Ky numër është vetëm i atyre që janë paraqitur në agjencinë punësim.

“Nga fillimi i pandemisë mars 2020 edhe deri më 31 dhjetor të 2021, si rezultat i pandemisë të dhënat të Agjencisë për punësim flasin se ai numër është diku 16 mijë persona”.

Në qytetin e Tetovës nga 15 mijë të pa punë aktiv që janë paraqitur, mbi 12 mijë prej tyre janë shqiptarë.