Zv/kryeministri Grubi ngushëllon familjen Halili. Ai la pas vete shembullin e një atdhetari të përkushtuar

Zv/kryeministri i parë Artan Grubi ka ngushlluar familjen Halili për ndarjen nga jeta të vemrpitarit Rafi Halili.

“Sot u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Rafi Halili duke lënë pas vetes shembullin e një atdhetari të përkushtuar që çdoherë iu përgjigj kauzës së drejtë për liri e barazi të popullit të tij nga demonstratat e vitit 1968 në Kosovë e deri në kërkesën legjitime për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nën petkun e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes dhe bashkëveprimtarëve të Rafi Halilit!” ka shkruar Grubi./TS/