Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi njoftoi se deputetët janë të infromuar se çfarë bën qeveria në procesin e dialogut me Bullgarinë.

“Miratuam Rezolutë në Kuvend hde caktuam udhëzime, rekomandime dhe korniza se si duhet të veprojë pushteti ekzekutiv në bisedime. Sipas udhëzimeve ligjore dhe kompetencave në marrdhëniet ndërkombëtare, qeveria vendos, por ne si Kuvend qëndrojmë dhe vëzhgojmë pushtetin ekzekutiv”, u shpreh Xhaferi.

Kujtojmë se qeveria e Maqedonisë duhet të bisedojë me palën bullgare për debllokimin e procesit eurointegrues, ndërsa gjatë ditës së djeshme dy qeveritë kishin takim me njëra tjetrën në Sofje.

Bullgaria disa herë pengoi fillimin e bisedimeve dhe konteston gjuhën dhe kombin maqedonas.