Vetëm ditën e djeshme, në të gjithë territorin e vendit, gjatë kontrollit të përforcuar aksionar, policia rrugore ka dënuar gjithsej 474 drejtues automjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë, raporton Portalb.mk.

Nga gjithsej 474 shoferë që janë të dënuar, 161 prej tyre kanë tejkaluar shpejtësinë në zona të banuara, dhe 313 jashtë zonave banimi.

“Prej tyre, 74 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, dhe 13 automjete kanë lëvizur më shumë se 70 kilometra në orë nga ajo që është e lejuar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata shtojnë se kontrollet e forcuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“I bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.