Vdes nëna e Kadri Veselit

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Sipas njoftimit, ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Rreth gjashtë muaj më parë, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli i kishte vdekur edhe babai.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.