-ads3-

Reshjet e borës që kanë filluar që në orët e para të ditës së sotme, gati në të gjithë territorin e vendit, vazhdojnë të bien me intensitet të lartë edhe gjatë pasdites. Por, ato janë bërë edhe burim aksidentesh të shumta nëpër rrugë. Një aksident që ndodhi sot pasdite për shkak të borës ka mbyllur edhe autostradën Millandoc-Shtip, në drejtim të Shtipit.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Konjarë. Në këtë aksident janë përfshirë një kamion i tonazhit të lartë dhe disa vetura. Nga përplasja e fortë kamioni ka bllokuar gati të gjithë korsinë e autostradës, ashtu siç shihet edhe në foto. Nuk raportohen dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Gjithmonë për shkak të borës, një tjetër aksident ka ndodhur edhe në autostradën S. Nilkollë-Shtip. Kjo autostradë për momentin është e hapur.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në autostradën Veles-Shkup, ku shpejtësia e lëvizjes nuk është më e lartë se 40 km në orë.