Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me Anatoll Çebuk, ambasador i sapoemëruar i Molldavisë në vendin tonë me seli në Sofje, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit midis Ministrive të Punës dhe Politikës Sociale të të dyja vendeve përmes dakordimit të memorandumit për bashkëpunim.

“Maqedonia e Veriut dhe Republika e Molldavisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të realizojmë bashkëpunim më të ngushtë në sferën e punës dhe politikës sociale me ministrinë kompetente të Molldavisë, për çështje që janë me interes të përbashkët të qytetarëve të të dyja shteteve”, ka vlerësuar ministrja Trençevska.

Ambasadori Çebuk nga ana tjetër ka shprehur interesim edhe në pjesën e mundësive për kontraktimin e marrëveshje për sigurimin social midis dy shteteve, për çka të dyja palët janë pajtuar për dialog të hapur të mëtejmë për këtë çështje.

“Ministrja Trençevska ambasadorit të sapoemëruar të Molldavisë, Çebuk i dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit diplomatik ndërsa të dyja palët shprehën bindjen për fillimin e bashkëpunimit ndërshtetëror të frytshëm”, theksojnë nga MPPS.