Prej një orë tre shtëpi në lagjen Kllukot të Tetovës janë përfshitë nga flakët. Me të marrë thirrjen për zjarr, zjarrfikësit e Tetovës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për gati një orë po luftojnë me flakët, për mos lejuar më tej zgjerimin e vatrave të zjarrit. Informate e para nga terreni janë se nuk ka dëme në njerëz dhe se janë evakuuar të gjithë banorët përreth vatrave të zjarrit, por raportohen dëme materiale të shumta. Zjarrfikësit ende vijojnë në shuarjen e zjarrit me autobotet e ujit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra tjetrës vështirësojnë punën e tyre. Në terren kanë dalë edhe operatorët e EVN-së ku kanë bërë edhe shkyçjen e rrymës për të mos përhapur më tej zjarret. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit, por një grup hetimor është nisur për në vendngjarje për të kuptuar edhe origjinën e zjarrit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bujar Osmani: BDI nuk do të përçahet asnjëherë (VIDEO)
- Gagica (AAK): Edhe sa jetë duhet humbur që Qeveria ta marrë seriozisht autostradën e Gjilanit?
- Mexhiti: Brenda javës ka pasur shkarkime të “Grupit të Zjarrit” (VIDEO)
- A është hera e fundit që shkel në BDI, flet Izet Mexhiti (VIDEO)
- “U konsiderua nga Biden si George Washington i Kosovës”, Rama flet para gjyqit të Thaçit
- Fillon mbledhje e kryesisë së BDI-së, Mexhti s’ka shpresa, Osmani: BDI nuk përçahet (VIDEO)
- Ideatorët e “Liria Ka Emër” ftojnë të gjithë qytetarët në “Marshin për Drejtësi”
- Janë gjetur dy vajzat nga Shkupi, Anisa dhe Melisa
- Mexhiti: Në BDI ekzistojnë standarde të dyfishta, do të funksionojmë si fraksion
- Çajin ia morën për drogë, Edi Rama reagon pas arrestimit të piktorit shqiptar në Angli