“Tradhtar” Abazoviç përplaset me protestuesit në Podgoricë: Gjejeni diku tjetër (VIDEO)

Lëvizja për tu bërë vet kryeministër ka sjellë edhe telashe për Dritan Abazoviç në Malin e Zi. Teksa vetëm pak ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, tha se ka iniciuar shkarkimin e Dritan Abazoviçit nga posti i zëvendëskryeministrit, ky I fundit sonte është përballur me një turmë protestuesish të tensionuar.

Protestuesit: Tradhtar, je tradhtar.

Abazoviç: Tradhtinë kërkojeni diku tjetër.

Këto ngjarje vijnë pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviçit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiçit.

Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.