Tetovë , sulmohet fizikisht një vajzë e mitur

Më datë 20.01.2022 në ora 20.15 në SPB Tetovë, një vajzë e mitur së bashku me nënën e saj 46-vjeçare nga Reçica e Vogël e Tetovës kanë raportuar se me datë 19.01.2022 rreth orës 16.00 pas një konflikti të mëparshëm verbal, ka qenë e sulmuar sulmuar fizikisht nga I.R. (21) nga Kamnjani i Tetovës, me të cilin ishte në lidhje dashurie dhe i njëjti e kishte kërcënuar me armë.
Rasti është duke u zbardhur plotësisht dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.