Termet 5.8 ballë në Greqi, dridhjet ndjehen fuqishëm edhe në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë

Një tërmet prej 5.8 shkallësh të Rihterit goditi Greqinë mbrëmjen e 9 janarit. Ky tërmet i fuqishëm u ndje edhe në shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.

Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 2 kilometra.

Ende nuk ka raportime për dëme eventuale nga tërmeti.