Teleferiku me 6 ulëse, GE dhe Caripashina në Kodrën e Diellit nuk do të punojë

Qendra për skijim Kodra e Diellit sot kanë njoftuar se për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur teleferiku me 6 ulëse Ceripashina dhe GE nuk do të punojë.

Kjo qendër ka informuar se “gjatë ditës për shkak të mjegullës dhe uljes së dukshmërisë, kanë humbur 30 vizitorë, të cilët më pas janë gjetur me ndihmën personave përgjegjës në kuadër të Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”, ndërsa tre prej vizitorëve të lënduar, janë tërhequr nga shërbimet e shpëtimit në një vend të aksesueshëm ku nga ana e Emergjencave Mjekësore, njëri prej tyre është transferuar në institucion mjekësor për trajtim të mëtutjeshëm.”