Të shtunën më 15 janar Kuvendi do të diskutojë për Qeverinë e re dhe programin qeveritar të propozuar nga mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski. Kuvendi tashmë ka caktuar seancën e 60-të me pikë të vetme të rendit të ditës shqyrtimin e propozimit për Qeverinë e re. Diskutimi mund të zgjasë më së shumti 3 ditë dhe përfundon me votim. Për tu zyrtarizuar Qeveria e re duhen të paktin 61 vota deputetësh, ndërsa koalicioni qeveritar për momentin ka mbështetjen e 64 deputetëve, pas bashkëngjitjes edhe të deputetëve të 4 deputetëve të Alternativës. Prioritetet e Qeverisë së re, sipas programit të propozuar nga kryeministri i ardhshëm Kovaçevski, do të jenë përballja me krizën energjetike dhe ekonomike, zgjidhja e çështjes me Bullgarinë dhe hapja e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kabineti qeveritar i propozuar nga Kovaçevski përbëhet prej 21 anëtarëve, 10 prej të cilëve janë shqiptarë. BDI do të vazhdojë të përfaqësohet me 6 ministra, Alternativa si partner i ri do të ketë 3 ministra, ndërsa edhe LSDM do të përfaqësohet nga 1 ministër shqiptar. Nga 21 anëtarët e Qeverisë së Kovaçevskit, 17 janë burra dhe vetëm 4 gra, që të gjitha nga radhët e LSDM-së. Qeveria e re do të ketë mandat pak më shumë se 2 vjet, deri kur përfundon mandati i përbërjes aktuale parlamentare e cila është pasqyrim i zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit 2020.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë (VIDEO)
- VLEN-i shkon në 14 deputetë, Fronti Evropian bie në 18
- Zelensky: Edi Rama mik i madh i Ukrainës
- Deputeti i 8 i VLEN-it në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, Mexhiti: E konfirmon legjitimitetin tonë tek shqiptarët
- Altin Dumani: Kemi sekuestruar 41 milionë euro pasuri
- CIVIL: Gjithsej 18 raste të votimit familjar në Debresh
- Franca paralajmëron Kosovën pas aksionit në veri: Veprimet e reja të njëanshme kontribuojnë në rritje të tensioneve
- Mbyllet vendvotimi në Llërcë, 560 qytetar votuan sot (VIDEO)
- Llërca voton/ Mbi 50% dalja, pritet VLEN të shtoj një deputet në zonën 6?! (VIDEO)
- Pasagjeri afgan pret damarët në fluturim, avioni bën ulje të detyruar në Rinas