Stefkovski: Jemi të gatshëm të veprojmë në terren, është pastruar rrugët kryesore

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski sot pasdite në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se ekipet për mirëmbajtje dimërore janë duke punuar në pastrimin e borës.

“Ne jemi gati të veprojmë në fushë. Ekipet për mirëmbajtje dimërore po punojnë për pastrimin e borës. Reagimi i shtabit të krizës është në kohë dhe i shpejtë. Rruga që shpie nga Stajkovci, Kresheva, Bulaçani në Rashtak është pastruar dy herë me kripë dhe gur të imët. Qytetarët mund t’i realizojnë lirisht dhe me kohë obligimet e tyre”, ka shkruar kryetari Stefkovski.