SPB Tetovë, gjobiten 26 shoferë

Punonjësit policorë të SPB-së Tetovë sot (27 janar) nga ora 14:00 deri në ora 17:00 kanë ndërmarrë gjithsej 26 masa (TE-22 dhe GV-4) ndaj vozitësve të cilët nuk u kanë dhënë përparësi, përkatësisht këmbësorëve. Tetëmbëdhjetë nga masat (TE-14 dhe GV-4) iu referuan këmbësorëve që kanë filluar të kalojnë, dhe 8 (TE) që kanë kaluar në vendkalimet e shënuara të këmbësorëve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-6 dhe GV-1), të cilat janë rrumbullakosur me parashtresat përkatëse dhe të njëjtit do të përballen me gjoba të parashikuara me ligj. SPB Tetovë edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitete të tilla dhe të ngjashme dhe sërish apelon shoferët që gjithmonë t’i lëshojnë këmbësorët që ta kalojnë rrugën, dhe këmbësorët ku dhe si të kalojnë rrugët dhe të respektojnë plotësisht semaforët ekzistues dhe sinjalizimet tjera.