-ads3-

Sot do të jetë e diela e parë jopune në Maqedoninë e Veriut.

Nga Inspektorati i Tregut kanë bërë thirrje të gjithë punëtorëve të paraqesin çdo rast nëse ballafaqohen me shkelje të të drejtave të tyre. Me hyrje në fuqi të ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore, Inspektorati do të vendosë edhe kujdestari nëpër rajone.

Ata që do të punojnë të dielën në veprimtari në të cilat procesi tekniko-teknologji nuk mund të ndërpritet, do të duhet të marrin mëditje më të larta për 50% dhe duhet të ketë një ditë të lirë të cilën do të mund ta shfrytëzojnë brenda 7 ditëve të ardhshme.