Qeveria e Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen me Kosovën për lehtësim të procedurave doganore, që parasheh edhe hapjen e pikës doganore të Prishtinës në Portin e Durrësit.
Kjo, sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, lehtëson tregtinë mes dy shteteve.
Gjithashtu, me këtë marrëveshje parashihet edhe hapja e pikave të tjera të doganës së Kosovës në qytete të ndryshme të Shqipërisë.