-ads3-

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 masa.

Prej tyre, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar 30 sanksione, 12 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 20 sanksione për vozitje pa patentë shoferi.

Janë shqiptuar edhe 12 masa për automjete të parregullta dhe të paregjistruara, ndërsa pesë për shoferë fillestar.

“Aksionet e përforcuara do të fillojnë edhe në ditët në vijim. Apel deri tek qytetarët të respektojnë rregullat në komunikacion dhe rregulloret për rritje të sigurisë në rrugë”, shtojnë nga MPB.