Shkup, 191 gjoba për kundërvajtje në komunikacion

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 191 masa prej të cilave 58 janë për tejlaim shpejtësie, 20 për vozitje pa leje, 5 për mosregjistrim të automjeteve”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 4 dënime për shoferët fillimtarë, 5 për përdorim kalim në të kuqe dhe 26 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.