“SHBA ka biseduar me Francën për Maqedoninë e Veriut”! Eskobar: Sa më shpejtë të nisin bisedimet

Hapja e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian është e rëndësishme dhe thelbësore për Shtet e Bashkuara të Amerikës. Zv/ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar këtë e tha për “Zërin e Amerikës”, duke zbuluar edhe se SHBA-të kanë biseduar me Francën, për fillimin sa më të shpejt të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut.

“Tanimë kemi biseduar me Francën. Kemi bërë qartë me dije se ne besojmë se anëtarësimi në BE i të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor është me rëndësi thelbësore për të gjithë ne. Besojmë se ata janë pjesë e Evropës, besojmë se ashtu siç i plotësojnë kushtet për mbylljen e kapitujve, duhet gjithnjë e më tepër të jenë të integruar në BE dhe mendojmë se kjo do të jetë zgjidhje për të gjitha shtetet. Secili shtet që ka hyrë në BE u bë më demokratik, me prosperitet më të madh dhe më stabil”, u shpreh Gabriel Eskobar – zëvendës-ndihmës i Sekretarit Shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Eskobar pohon se po punojnë në gjetjen e një zgjidhje për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes, gjë që edhe po bllokon nisjen e bisedimeve me BE-në, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe Shqipërisë.

“Jo, sepse edhe më tej vazhdon që të përpjekje. Besoj se do të arrijmë marrëveshje adekuate për shumë kohë të shkurtër. Shpresojmë në të dhe do të punojmë në këtë. Nuk ka ndryshim në pozitën e SHBA-së. Besojmë se dy shtetet e kanë përfunduar punën, dy shtetet po lëvizin në drejtimin e duhur, dy shtetet kanë fokus dhe orientim evropian, dhe dëshirojmë t’i shohim të lëvizin së bashku. Dëshirojmë të shohim se lëvizin së bashku dhe shpejtë”, shtoi zëvendës-ndihmësi i Sekretarit Shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Zv/ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Eskobar beson se gjashtë muaj, siç paralajmëroi kryeministri bullgar Kirill Petkov për zgjidhjen e kontestit, janë të mjaftueshme që të zgjidhen problemet, ndërsa shtoi se SHBA-të mbeten në pozitën se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në procesin e aderimit në BE.