Shaqiri: MASH investon edhe në mjediset urbane dhe rurale


Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe vetëqeverisjet lokale janë të orientuara për bashkëpunim të përditshëm sepse sigurimi i arsimit cilësor është me interes të ndërsjelltë. Këtë e konfirmuan në takimin e sotëm ministri Jeton Shaqiri dhe kryetarët e Komunave të Bogovinës dhe Dollnenit, Besnik Emshiu dhe Urim Ibeski.

Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në takim Shaqiri dhe kryetarët e komunave diskutuan për procesin edukativo-arsimor në të dyja komunat dhe mënyrat për përmirësimin e tij.

Ministri Shaqiri mori besim nga kryetarët e komunave se të gjitha shkollat komunale janë gati për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë me prezencë fizike të nxënësve, gjë që është në interesin më të mirë të nxënësve. Ashtu si edhe në gjysëm vjetorin e parë, mësimi do të zhvillohet në përputhje me protokollet dhe masat mbrojtëse.

Kryetarët e komunave kërkuan nga Ministria vazhdimin e investimeve në objekte dhe pajisje shkollore, si kusht për të ecur drejt standardeve më të larta të arsimit për fëmijët.

Ministri Shaqiri theksoi se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës investon në mënyrë të barabartë në të gjitha komunat, pavarësisht se a janë ato urbane apo rurale, pavarësisht nga përbërja etnike e nxënësve, sepse të gjithë fëmijët kanë të drejtë në arsim cilësor.