SERIALI I ZI /Maqedonia e Veriut ndër pesë të fundit në BE për siguri në komunikacion

Shkup, 31 janar – Java e fundit e muajit janar për kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, Shkupit ka qenë e kobshme. Sipas të dhënave për persona të vdekur në aksidente trafiku, është bërë qyteti më i pasigurt në vend. Sipas raporteve ditore të policisë janë liferuar informacione për disa aksidente trafiku me pasoja tragjike në Shkup, shkruan PRESSonline.mk

E fundit nga seriali i zi ka ndodhur javën e kaluar, në qendër të Shkupit. Një këmbësor është goditur para urës “Goce Dellçev”, në afërsi të vendkalimit për këmbësorë, i cili konsiderohet ndër më të rrezikshmit, pasi ndodhet në mes të një rruge që shpesh lëviz me shpejtësi të madhe. Sipas informacioneve fillestare, një makinë në lëvizje ka përplasur këmbësorin. Një tjetër aksident ka ndodhur në Lisiçe të re, në një rrugë shërbimi pranë qendrës tregtare “Lisa”. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur në përplasjen e dy veturave – “Renault” të drejtuar nga një 21-vjeçar nga Shkupi dhe “Volksëagen Polo”, të drejtuar nga një 48-vjeçar banues nga Stajkovci. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi i veturës “Volksvagen”, të cilit i ka ndërruar jetë në vend. E plagosur rëndë ka mbetur edhe vajza e tij 15-vjeçare, pasagjere në makinë. Drejtuesi i makinës Renault ka mbetur i plagosur dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është ndaluar në komisariat. Dy javë më parë në bulevardin “Aradhat Partizane”, në një semafor pranë Qendrës Tregtare “City Mal”, një 24-vjeçare nga Radovishi humbi jetën pasi u përplas në vendkalimin e këmbësorëve nga një automjet i drejtuar nga një djalë 22-vjeçar, shkruan PRESSonline.mk

Maqedonia, e parë në terma evropianë, konsiderohet një vend i pasigurt në trafik. Ky fakt vihet në dukje edhe në raportet vjetore të Bashkimit Evropian për vendin, të cilat i referohen pjesës së trafikut dhe infrastrukturës rrugore. Të dhënat zyrtare për vitin 2018 tregojnë se Maqedonia krahasuar me 32 shtete në Evropë është ndër pesë të fundit sa i përket sigurisë në komunikacion. Në vendet e BE-së ka mesatarisht 5.2 viktima në trafik për 100.000 banorë, ndërsa në Maqedoni ky numër është 7.1.

Megjithatë, sipas statistikave nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, numri i viktimave në aksidente trafiku është në rënie! Sipas të dhënave gjatë vitit 2021 numri i të vdekurve në rrugët tona është 111. Në vitin 2020 janë regjistruar 125 vdekje, ndërsa në vitin 2019 numri i viktimave në qarkullimin e pasagjerëve në vend ka qenë 132. Kjo statistikat, tregonë se numri i viktimave është në rënie.

Në lidhje me rolin e policisë rrugore në kontrollin e pjesëmarrësve në trafik, MPB citon faktin se vitin e kaluar janë shqiptuar mbi 240 mijë sanksione dhe mbi 100 mijë prej tyre janë shqiptuar për tejkalim shpejtësie dhe kjo është një tejkalim i madh i lejueshëm shpejtësie. Në kuadër të procedurës për ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacion, Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet tjera do të kërkojë gjoba më të larta për kryerësit e kundërvajtjeve në komunikacion në të cilat ka viktima.