Sela: BE-ja ka humbur një lider të madh ndërsa Ballkani Perëndimor ka humbur një kampion të politikës së zgjerimit

I pikëlluar nga vdekja e papritur e David Sassolit, Kryetari i Parlamentit Evropian, ka shkruar sot Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në profilin e tij në facebook.

Siç thekson Sela, BE-ja ka humbur një lider të madh ndërsa Ballkani Perëndimor ka humbur një kampion të politikës së zgjerimit.

“I pikëlluar nga vdekja e papritur e David Sassolit, Kryetari i Parlamentit Evropian. BE-ja ka humbur një lider të madh ndërsa Ballkani Perëndimor ka humbur një kampion të politikës së zgjerimit. Ngushëllimet e mia familjes së tij”, ka shkruar Sela në rrjete sociale.