-ads3-

Numri I përgjithshëm I të prekurve nga COVID-19 shënon rritje për 37.6% në krahasim me javën paraprake. Për 35% është rritur edhe numri I viktimave – tregon raporti më I ri I ISHP-së për periudhën nga 27 Dhjetori 2021 deri më 02 Janar 2022.

ISHP-ja duke bërë publike raportin javor për periudhën nga 27 Dhjetori 2021 deri më 02 Janar, njofton se janë regjistruar 2.643 raste të reja me COVID-19, në 34 qytete, me rritje prej 37.6% në krahasim me javën paraprake.

Pjesa më e madhe e infektimeve të reja janë shënuar në Shkup, kurse incidencë më e lartë javore është shënuar në Gjevgjeli.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 133 riinfektime apo tri herë më shumë se sa në javën paraprake.

ISHP-ja njofton se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 57 raste të vdekjeve, për 35.7% më shumë nga java e shkuar 48 viktima apo 84.2% I takojnë grupmoshës mbi 60 vjeç, kurse janë regjistruar edhe raste të vdekjeve edhe tek grupmoshat tjera.

Në krahasim me javën paraprake për 20.2% është zvogëluar numri I hospitalizimeve, prej të cilëve 151 janë me oksigjeno terapi. Numri I trajtimeve të këtilla mjekësore është ulur për 17.9%.

Gjatë javës së kaluar si të shëruar janë evidentuar 1.691 pacientë që kishin qenë të shtruar nëpër shpitale apo në mjekim shtëpiak.