-ads3-

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.483 testime për coronavirus, ndërsa 1.197 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 766, Manastir – 94, Prilep – 56, Kavadar – 38, Veles – 31, Ohër – 24, Gjevgjeli – 23, Kumanovë – 18, Resnjë – 16, Tetovë – 15, Shtip dhe Strumicë – 12, Koçani – 11, Kërçovë, Negotinë, Kriva Pallankë dhe Radovish – 10, Dellçevë dhe Vallandovë – 7, Strugë dhe Bogdanci – 5, Gostivar dhe Sveti Nikollë – 4, Makedonski Brod – 3, Berovë, Probishtip, Demir Hisar, Krushevë, Demir Kapi dhe Dojran – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 pacientë të vdekur, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 3 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 23 dhjetor deri 2 janar.

Kurse ISHP ka regjistruar 331 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 227.168, prej të cilëve 213.505 janë shëruar, ndërsa 7.996 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (4 janar) është 5.667.