Policia Financiare po analizon rastin BigCommerce+

Belkija Reshiti, shef i Digital Forensic pranë Drejtorisë së Policisë Financiare në ClickPlus në TV21 tha se autoritetet kanë janë në dijeni për mashtrimin me skemën piramidale BigCommerce+. Ai tha se po vijojnë analizat, ndërkohë tha se personalisht mendon se kjo platformë paraqet skemë mashtrimi.

“Ne jemi duke hulumtuar rastin. Kemi bërë analiza. Analiza të IP adresave. Me atë qëllim që të analizojmë rastin, si po ndodhë, në çfarë situata”, tha mes tjerash Belkija Reshiti Shef i Digital Forensic, DPF.