Pensione më të larta nga ky muaj për pensionistët në RMV


Më së voni deri në muajin e ardhshëm qeveria, ekspertët dhe shoqatat e pensionistëve do të nisin negociata për ndryshimin e modelit të llogaritjes së rritjes së pensioneve. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska thotë se plani i Qeverisë është që pensionet të rriten ndërsa se sa dhe kur do të ndodhë, do të vendoset në debatin publik mes palëve.

“Të hapim debat ekspertësh për ndryshimin e sistemit të rregullimit të pensioneve. Do ta hapim këtë debat sa më shpejt, me ekspertët, me të gjithë faktorët, për të arritur zgjidhje që do të përmirësojë statusin e pensionistëve”, deklaroi Jovana Trençevska- Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Pensionistët nga ky muaj do të kenë pensione më të larta për rreth 3% kurse shoqatat e tyre kanë reaguar se kjo nuk mjafton. Ata i kanë dërguar kërkesë Qeverisë që të rriten pensionet me të njëjtin ritëm që rritet paga mesatare. Rritja e shpenzimeve të jetës ka ulur fuqinë blerëse të të moshuarve, veçanërisht të përfituesve të pensioneve më të ulëta, që janë në nivelin prej 11 mijë denarë. Rritja e tyre tani është rritje modeste prej 300 denarëve. Zgjidhja aktuale ligjore thotë se pensionet dyfishohen çdo vit, në janar dhe qershor. Shuma varet nga rritja e shpenzimeve të jetës.