-ads3-

Sonte në emisionin “Programi 200”, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, takimin mes kryeministrit të Bullgarisë dhe të Maqedonisë e vlerësoi si takim miqësor.

Ai shtoi se dy kryeministrat janë të rinjë dhe shihen për herë të parë, dhe pavarësisht kësaj ka shpresë se po hapet një dinamik e re e procesit.

“Ajo që doli në opinion ishte reflektim edhe i atmosferës që ishte brenda, tash mos të harrojmë para së gjithash se akterët në fjalë shumica prej tyre janë edhe të rinj, dy kryeministrat shihen për herë të parë dhe është e pritshme që nuk ka ndonjë bagazh nga e kaluara, por edhe ministrja e jashtme e Bullgarisë, unë takohem për herë të parë dhe kjo natyrisht imponon një krijim të një atmosfere njoftimi, miqësie, vullneti për përparim dhe thellim të raporteve. Mendoj se ishte  një takim i mirë, konstruktiv, në të cilin kujtoj se po hapet një dinamik e re e procesit”, tha Bujar Osmani.