Një kolonë kamionësh me orë të tëra e bllokuar në pikën kufitare Gjueshevë

Transportues nga disa shtete, shoferë kamionësh, më shumë se pesë orë janë bllokuar në kolonë para pikës kufitare Gjushevë, në kufirin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Siç transmetojnë transportuesit, në kolonën shumëmetërshe në anën bullgare të kufirit ka transportues nga disa shtete, Maqedonia e Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, ndërsa bllokimi i trafikut është për shkak të terminalit të papastruar në Deve Bair, në pikën tonë kufitare.

“Çdo vit hasim të njëjtin problem, disa vite me radhë edhe bora e parë është pengesë e menjëhershme për qarkullimin e komunikacionit. Bora nuk është më shumë se dhjetë centimetra, por problemi është se nuk ka kush ta pastrojë terminalin, kështu që kalimi është i vështirë dhe kemi gjashtë orë që jemi këtu, të ngrirë në një kolonë, tha një nga transportuesit.

Ata i bëjnë apel autoriteteve që më në fund të përfshihen në zgjidhjen e problemit pasi, siç theksojnë ata janë të kufizuar në orarin e punës që mund të kalojnë në vozitje.

Mjetet motorike të pasagjerëve që kalojnë nëpër terminal nga Maqedonia e Beriut në Bullgari lëvizin pa probleme.